E rëndë, 24-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore (EMRI)

Aktualitet

E rëndë, 24-vjeçari humb jetën gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 15:30, në fshatin Brataj të Selenicës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshaj, ka humbur jetën në vendin e punës.

Policia bën me dije se i riu ishte duke punuar në një skrep të gurores dhe është dëmtuar nga gurët.

Si pasojë i riu ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion