Kosova 17 vjet shtet! Rama uron pavarësinë: Mbarësi gjithmonë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“MIRËMËNGJES KOSOVË ????
Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë????????”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 117 shtete të botës.
Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës


