Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë, axhenda e festimeve

Sot Republika e Kosovës shënon 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Për të festuar këtë përvjetor, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme.
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
- Ora 8:00 – Mbahet mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e shtatëmbëdhjetë (17) vjetorit të Pavarësisë.
Ora 8:20 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës
Ora 8:30 - Nderimi i Monumentit të të Pagjeturve dhe Memorialit të Fëmijëve të Vrarë
Ora 9:00 – Homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Ora 9:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
10:15 - Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
11:45 – Nderimi i Monumentit të “Heroinatit”.
12:00 – Parada e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
16:00-16:20 - Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, amfiteatri i Institutit të Historisë.


