Korrupsion e pastrim parash, pronari i "Kontakt" Fatmir Bektashi thirret në SPAK

Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash, pronari i "Kontakt" Fatmir Bektashi

Pronari i kompanise se ndertimit Kontakt, Fatmir Bektashi eshte thirrur të paraqitet ditën e enjte në orën 12.00 në  SPAK.

Bektashi është hetuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash ne dosjen e ashtuquajtur te aferes se ish klubit Partizani per te cilen SPAK i njoftoi akuzat diten e sotme, ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhenderrit te tij Jamarber Malltezi.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te merkuren lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK.

Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për tu njohur me akuzat.

Ne dalje te godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Roli i Fatmir Bektasht:

Bektashi dyshohet se ka kryer blerjet nga “Homeplan”  me llogaritje të dividentit. Eurot merreshin cash dhe në rrugë bankare. Një fakt të tillë e ka pranuar i hetuari Fatmir Bektashi, i cili gjatë marjes në pyetje në prokurori ka treguar se:

”…unë i qëndroj deklaratave të mia se shoqëria “Homeplan” u krijua që në fillim me fjalët verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona bëjnë investitorët në ndikimin tek pronarët e tjerë që lidhin kontratat e investimit. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh dokumentin është i formalizuar juridikisht…”.

Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se sipas tij të gjitha dokumentet u bën nga Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

“…të gjitha që lidhen me aktivitetet në shoqërinë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë shtetasit dhe shtetaset Andia Pustina, Laura Pustina dhe vetëm unë i sigurt. Dua të sqaroj shoqëria “Homeplan” nuk ka pasur asnjëherë arkë çdo gjë, çdo veprim financiar dhe sipas llogarisë bankare. Edhe jashtë është evidente në të njëjtën mënyrë. 

Edhe në lidhje me vendimmarrjen e shoqërisë “Homeplan” nuk kam rol, pra që shpreh mendimin për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë në procesin e vendimarrjes, por vetëm i deklaroj ato që përpilojnë Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar. Mua më telefonoj Andia për të vajtur dhe për të deklaruar… ” – ka thënë Fatmir Bektashi.

Më tej gjatë dëshmisë së tij ai rrëfeu se " kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, ishte krijuar shoqëria Homeplan" si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitor nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria "Kontakt" . ” Unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begene kanë një pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave. 

Jamarber Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të lidhin pronarët e tokës për të nënshkruar Pronarët e kompanive për të krijuar. Jamarbëri Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan” por kontributi i tire vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të . bërë fshehtë, për të gjetur në zbulimin e ndërtimit. Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnin me çmim të ulët objektet që ndërtonim…”.

ME TE LEXUARAT