Bledari, babai-hero i tre fëmijëve që humbi jetën teksa luftonte me flakët në Lurë

Aktualitet

Bledari, babai-hero i tre fëmijëve që humbi jetën teksa

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Maqellarë–Peshkopi, ku humbi jetën 43-vjeçari Bledar Spahiu, punonjës i ADZM Dibër.

Spahiu, baba i dy fëmijëve, ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, por gjatë rrugës humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në humnerë.

Fillimisht u transportua në spitalin e Dibrës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të plagëve të rënda, u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Bledar Spahiu njihej si një punonjës i përkushtuar i shërbimit pyjor dhe i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit. Humbja e tij ka tronditur komunitetin dhe kolegët në Dibër, ku ai ishte shumë i njohur dhe i respektuar.

Policia po heton rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion