Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana të mistershme në rrugë, dyshohet se…

Aktualitet

Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana

Një i ri rreth 30 vjeç, me inicialet J.S., është gjetur i dëmtuar në rrugë nga familjarët e tij në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Sipas burimeve, familjarët kanë qenë ata që e kanë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Burime për Mediat bëjnë me dije se i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi vetë pretendohet se nuk kujton asgjë nga ngjarja.

Aktualisht nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ai ka pësuar dëmtime nga një rrëzim aksidental apo nga një akt dhune.

Nga ana e spitalit njoftohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe detajet e incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion