Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e bashkëjetueses, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e bashkëjetueses, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht vajzën 14-vjeçare të bashkëjetueses së tij.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një banesë tjetër nga ajo ku jetonin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë vetë nëna e së miturës ajo që ka konstatuar abuzimin. Ajo ka kapur partnerin e saj në flagrancë, teksa dyshohet se po kryente veprime të turpshme me vajzën.

Menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, 55-vjeçari me inicialet B. B. është përpjekur të largohet nga banesa duke dalë nga dritarja, për t’u kthyer më pas në shtëpinë e tij. Nëna së bashku me vajzën kanë bërë kallëzim të menjëhershëm në polici, duke raportuar rastin si ngacmim seksual.

E mitura ka dhënë dëshmi të qëndrueshme dhe të njëjtë që nga momenti i denoncimit, çka ka ndihmuar në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. 55-vjeçari u arrestua menjëherë dhe ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar mbrojtjen e viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion