Kontroll elektronik të arrestuarve në shtëpi, ja kur nis sistemi i ri që mundëson më pak masa izolimi në burg

Aktualitet

Kontroll elektronik të arrestuarve në shtëpi, ja kur nis sistemi
Në muajin mars të vitit 2027, pritet të jetë funksional sistemi i mbikqyrjes elektronike për ata persona të cilët do të qëndrojnë në masën e arrestit shtëpiak. Kjo u artikulua nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili tha se kjo do i japë mundësi gjykatave për zbatimin e masave alternative.

“Sistemi parashikohet të mbështetet me personel të trajnuar, protokolle të qarta reagimi dhe raportimi ndaj gjykatës dhe prokurorisë, si dhe me forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Provës”, shprehet ai

Gjatë një mbledhje me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë , dhe jo vetem, ku u diskutua praktika e masave të sigurisë, Gogu u shpreh se puna e Këshillit të Evropës po kalon nga rekomandimet te procesi i Reformës.

“Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale” thekson ai.

Rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin, sipas ministrit, po ushqejnë punën e nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus forcimin e garancive për lirinë e personit dhe funksionimin real të alternativave ndaj arrestit në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion