Kontratat për shkëmbimin e pronës, ASHK sqaron procedurën për regjistrimin në e-Albania

Aktualitet

Kontratat për shkëmbimin e pronës, ASHK sqaron procedurën

Individët që kanë nënshkruar kontratë shkëmbimi për pasurisë së paluajtshme, iu lind detyrimi për regjistrimin e saj në kadastër.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka sqaruar procedurën që duhet ndjekur pas nënshkrimit të kontratës së shkëmbimit të pasurisë së paluajtshme. Ky proces realizohet përmes portalit e-Albania dhe duhet kryer brenda një afati prej 30 ditësh. Aplikimi shoqërohet me ngarkimin e dokumentacionit përkatës në format elektronik dhe përzgjedhjen e shërbimeve kadastrale. Sipas agjencisë, kjo procedurë siguron përditësimin e të dhënave të pronës dhe shmang penalitetet e mundshme.

“Pas lidhjes së kontratës së shkëmbimit ju duhet ta regjistroni atë në regjistrin kadastral nëpërmjet aplikimit në e-Albania. Për të shmangur kamatëvonesat dhe për t’u pajisur me dokumentacionin e përditësuar të pronës, aplikimi duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës”, thekson ASHK.

1.Identifikohuni në portalin e-Albania

2.Në rubrikën “Pasuri e paluajtshme dhe prona”, kategoria “Regjistrime të kontratave”, zgjidhni shërbimin:

“Aplikim për regjistrimin e kontratës së shkëmbimit” dhe klikoni “Përdor”.

Gjatë aplikimit, sistemi përzgjedh automatikisht edhe shërbimet:

Certifikatë pronësie

Kopje kartele

Fragment i hartës kadastrale

3.Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara dhe ngarkoni dokumentacionin në format PDF.

4.Kryeni pagesën:

Online

Në bankat e nivelit të dytë
Ose pranë Postës Shqiptare

Dokumentacioni origjinal ngarkohet në aplikim në format PDF (jo më shumë së 10 MB), dhe më pas duhet të dërgohet me postë pranë drejtorisë vendore ASHK përkatëse.

Kontrata e shkëmbimit, së bashku me dokumentacionin shoqërues përkatës;

Mandat-pagesa për tatimin/taksën e kalimit të pronësisë (kur aplikohet);

Kontrata e sigurimit 10-vjeçar, kur kërkohet sipas legjislacionit në fuqi.

ME TE LEXUARAT