Konfliktohen me njëra- tjetrën dy punonjëse seksi në Elbasan, plagoset rëndë 30-vjeçarja
Lajmifundit
/
31 July 2021, 08:31
Aktualitet

Një 30-vjeçare është plagosur një natë më parë në Elbasan, pasi u konfliktua me një 23-vjeçare. Kjo e fundit e ka goditur me sende të forta 30-vjeçaren, e cila ka përfunduar në spital, në gjendje të rëndë.
Mësohet se dy vajzat, janë punonjëse seksi dhe shkak për sherri dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.


