“BMW” në Shkodër del nga rruga dhe përplaset me murin, vdes shoferi 23-vjeçar dhe pasagjerja e mitur

Aktualitet

“BMW” në Shkodër del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident fatal ka ndodhur në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një makinë tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjerja, përkatësisht 23 dhe 16-vjeç.

“Shkodër/Informacion paraprak. Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT