Qerimaj përfundon garën për peshën 81 kg, del në vend të parë në baterinë B

Sport

Qerimaj përfundon garën për peshën 81 kg, del në vend

Erkand Qerimaj ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku e mbylli në vend të parë baterinë B ku garuan 4 peshëngritës. Ndërkohë që për të mësuar renditjen përfundimtare të Qerimajt në Olimpiade duhet pritur edhe garimi i baterisë A.

Mësohet se Qerimaj e mbylli garimin duke ngritur 338 kg në dygarësh, ndërsa realizoi 3 prova të sukseshme me 151, 155 dhe 157. Në një reagim në rrjetet sociale, peshëngritësi Erkand Qerimaj, thotë se në këtë garë ka garuar me shpirt luani, dhe se është i nderuar që ka realizuar një rezultat luanësh, për rezultat të denjë shqiponjash.

“Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.

Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash”, shkruan Qerimaj.

ME TE LEXUARAT