Konflikti për një borxh degradon në përdorimin e thikës, 46-vjeçari shqiptar plagos rëndë dy vëllezër në Greqi!

Një konflikt mes tre shqiptarësh ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e dy prej tyre, ku njëri është në gjendje kritike.
Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar sulmoi me dy thika disa ditë më parë dy vëllezërit të moshës 37 dhe 41 vjeç, duke iu shkaktuar plagë të shumta me thikë në shpinë.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy vëllezërve të plagosur, në Surbani, ku fillimisht ka pasur një debat mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar. Shkak për këtë krim dyshohet të jetë bërë një borxh që 41-vjeçari i kishte 37-vjeçarit duke nxitur mes tyre mosmarrëveshje financiare.
Autori u arrestua nga efektivët e policisë Varda në orët e para të datës 3 mars dhe ditën e martë më datë 4 mars u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, në selinë paralele të Amaliadës, ku nisi procedimi ndaj tij për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.


