Pse Gjesti theu kutinë e emergjencës?! Banorët nisin aludimet!

Showbiz

Pse Gjesti theu kutinë e emergjencës?! Banorët nisin aludimet!

Ditën e sotme teksa ndodheshin jashtë në oborr, Rozana, Laerti dhe Ola kanë diskutuar në lidhje me thyerjen e kutisë së emergjencës nga Gjesti, për të përdorur imunitetin. Ola është shprehur se Gjesti e ka thyer atë vetëm me qëllimin që dikush tjetër të mos kishte mundësinë që ta bënte.

Pjesë nga biseda:

Ola: As unë nuk e kuptova atë. 

Laert: Për çfarë arsye?

Rozana: E theu për Xenin…

Ola: Jo, Xeni duhet ta kishte thyer vetë.

Laert: Po pse nuk e theu Xeni vetë?

Rozana: Po vrapoi Xeni dhe e theu ky përpara për Xenin gjasme.

Ola: Ka menduar se do të fuste në televotim tre persona. 

Rozana: Gjesti është ekzibcionist. 

Ola: E di pse e ka thyer Gjesti? Sepse ka pasur hall mos e thyen dikush tjetër. Prandaj e ka thyer 

Laerti: Kjo ka logjikë që thotë Ola. 

Ola: Sepse ata po diskutonin, më panë mua dhe u nisën të dy me vrap sepse mendonin se do ta thyeja unë. Që e diskutoi Lorin pjesën e kutisë. As nuk kisha ndërmend fare. Sepse e dija që nuk rrezikoja. 

Laerti: Edhe çfarë fitoi? Është e gjithë shtëpia përveç Gjestit. 

Ola: Edhe po mos të ishin ata të tre unë nuk rrezikoja, e di shumë mirë. Ai rrezikonte. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion