Konflikt në lokal në Korçë, plagoset efektivi i policisë

Aktualitet

Konflikt në lokal në Korçë, plagoset efektivi i

Pas një konflikti në një lokal, një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.

Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion