Konflikt mes disa personave në Llogara, qëllohet me armë drejt një makine

Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Llogara, qëllohet me armë drejt

Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku u përfshinë disa persona. Në këtë sherr raportohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.

Një nga personat e përfshirë në sherr teksa lëvizte me një makinë tip “Smart” me targa AA 696 YF i ka zënë pritë makinës tjetër dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion