Përhapet "Delta", një tjetër shtet rikthen masat kufizuese

Bota

Përhapet "Delta", një tjetër shtet rikthen masat

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, njoftoi të premten në mbrëmje një seri masash për të ndaluar shpërthimin e rasteve Covid-19 në vend, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës.

Brenda një jave, numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm dhe 7,000 raste të reja u raportuan këtë të premte, sipas Rutte. Kjo e ka detyruar qeverinë të rishikojë lehtësimin e kufizimeve.

“Eshtë një re e zezë përpara diellit. Aktualisht, shkalla e infeksioneve është ngritur “në qiell”, kryesisht për shkak të variantitDelta. Nëse nuk bëjmë diçka, shkalla e infeksioneve do të rritet më tej.”

Qeveria ka vendosur të mbyllë të gjitha klubet e natës, ndërsa restorantet tani e tutje do të mbyllen në mesnatë. Të gjithë klientët në restorante dhe kafene duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash ndërmjet tyre.

Koncertet nuk do të lejohen dhe të gjitha ngjarjet që zgjasin më shumë se 24 orë do të anulohen.

Masat do të hyjnë në fuqi nga e shtuna në 6 të mëngjesit dhe do të zgjasin të paktën deri në 14 gusht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion