Vapë në Shqipëri, Gjakova “pushtohet” nga stuhi breshëri

Kosovë&Rajon

Vapë në Shqipëri, Gjakova “pushtohet” nga stuhi

Moti i keq ka përfshirë në orët e pasdites disa rajone të Komunës së Gjakovës. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet rrebesheve të shiut e të breshrit në Gjakovë.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.

“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion