Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër, çfarë pritet

Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër, çfarë pritet

Ngërçi i krijuar që prej datës 5 Tetor të vitit të kaluar mes mazhorancës dhe opozitës, tanimë duket se po shkon drejt zgjidhjes, teksa palët kanë avancuar në qëndrimet e tyre pas negociatave të javëve të fundit.

Nesër në orën 13:30, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, pas takimeve që zhvilloi javën e kaluar me krerët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi e Mesila Doda për të diskutuar zgjidhjen e situatës së krijuar në parlament.

Sipas raportimeve mediatike, kompromisi i arritur më herët që të ngrihen 2 komisione hetimore parlamentare pasi të rishihet objekti, do të konkretizohet mesditën e nesërme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Opozita e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje pritet të dërgojë një tjetër këkresë për ngritjen e komisioneve hetimore, që do të përfshihet në rendin e ditës, pas dakordësisë së arritur mes palëve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me një prej kërkesave më të rëndësishme të artikuluara me forcë nga ana e opozitës, përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, që duket se është edhe pjesa më e vështirë e negociatave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion