Kokaina në lëkurë kafshësh, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Aktualitet

Kokaina në lëkurë kafshësh, Apeli i GJKKO lë në

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainës në lëkurën e kafshëve.

Apeli nuk ka pranuar ankimin për një masë më të butë sigurie ndërsa mes të arrestuarve në operacionin e 15 nëntorit ishin dhe 3 të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian që dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Ndërkohë, kokaina e shkrirë në lëkurë gjedhi që u kap brenda laboratorit të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës i është nënshtruar analizave, që do të përcaktojnë saktësisht sesa kilogramë lëndë narkotike do të ekstraktoheshin nga ndarja e 48 tonëve lëkurë gjedhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion