Zelensky "shpërthen" kundër kryeministrit sllovak: Ke hapur frontin e dytë...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.
Reagimi ka ardhur pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Ficos, për furnizimin me nergji të Ukrainës nga Sllovakia.
“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur frontin e dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak. Kërcënimet e Ficos për të ndërprerë furnizimin me energji emergjente të Ukrainës këtë dimër ndërsa Rusia sulmon termocentralet dhe rrjetin tonë të energjisë mund të shpjegohen vetëm me këtë“, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.
Rusia ka lëshuar valë raketash dhe dronësh kundër rrjetit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës tjetër, në një përpjekje për të thyer rezistencën e vendit.


