Përhapja e murtajës afrikane të derrave, karantinohet zona e Ishull Lezhës

Aktualitet

Përhapja e murtajës afrikane të derrave, karantinohet zona e

E gjithë zona e Ishull Lezhës është futur në karantinë për 21 ditë pas përhapjes së sëmundjes së murtajës afrikane të derrave të butë.

Menjëherë pas identifikimit të rastit në një nga fermat e kësaj zone me rreth 130 krerë derra, shërbimi veterinar po bën asgjësimin e derrave të ngordhur deri më tani, ku pritet që gjatë pasdites të bëhet edhe groposja e tyre.

Gjithashtu, jashtë kamerës, përfaqësues të shërbimit veterinar u bëjnë thirrje konsumatorëve që të tregohen të kujdesshëm që të mos blejnë mish derri në ato tezga që nuk kanë certifikatën e veterinerit.

Shqetësim për ta mbetet edhe tregu i gjësë së gjallë në Milot, duke kërkuar nga pushteti lokal marrjen e masave të menjëhershme të këtij tregu pasi mbetet një vatër e nxehtë dhe e rrezikshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion