Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi kishte kultivuar bimë narkotike mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës.
Policia arrestoi në flagrancë 57-vjeçarin me iniciale I.M dhe asgjësoi 175 bimëve të dyshuara Cannabis Sativa, të mbjella në vazo mes kanioneve të zonës.
Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”.
Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari.
Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.
Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme


