Kishte fshehur në trup mbi 51 mijë euro, kapet 40-vjeçari në portin e Durrësit

Aktualitet

Kishte fshehur në trup mbi 51 mijë euro, kapet 40-vjeçari

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. T., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, 40-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 51 220 euro që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Shuma e eurove u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion