''Erdhëm për të mbjellë flokët'', tre të huajt flasin në gjyq: S`kemi lidhje me laboratorin e kokainës

Aktualitet

''Erdhëm për të mbjellë flokët'',

Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Kolumbiani Hiwlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. 

''Erdhëm për të mbjellë flokët'',

Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.

Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri.

Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.

ME TE LEXUARAT