Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK me të bijën: Erdha të lexoj fashikujt

Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK me të bijën: Erdha të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me vajzën e saj.

Teksa është shfaqur në godinën e organit të akuzës, Kryemadhi është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet.

“Erdha të lexoj fashikujt e dosjes”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera.


GJKKO i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” Kryemadhit per 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehje pasurie, kurse bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, qëndron i paraburgosur prej arrestimit më 21 tetor të këtij viti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion