Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Aktualitet

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet

Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Goricë, gjatë kontrolleve të thelluara bazuar në analizën e riskut.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës, shërbimet kufitare zbuluan një shtetas maroken të fshehur nën rimorkion e një kamioni, i drejtuar nga V.T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Pas veprimeve procedurale, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Goricës, gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga T.A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente pa fatura blerjeje.

Edhe ky shtetas u procedua në gjendje të lirë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare thekson se kontrollet intensive në kufi do të vijojnë, për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të garantuar sigurinë në pikat e kalimit.

ME TE LEXUARAT