Kishin kthyer lokalin në 'kazino', e pëson pronari dhe punonjësi, sekuestrohen 8 makineta

Aktualitet

Kishin kthyer lokalin në 'kazino', e pëson pronari dhe

Vihet në pranga shtetasi Arben Sejfullai, pasi kishte futur makineta ne lokalin ku punonte për të zhvilluar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit,

Si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Qenan Tafa, i cili është arrestuar më parë për llogari të shtetit Italian për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike",

Njoftimi i policisë:/ DVP Dibër

Lojëra fati me makineta, vihet në pranga punonjësi i lokalit dhe referohen materiale shtesë për pronarin e lokalit (i cili është arrestuar më parë gjatë një operacioni policor).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 makineta, sëbashku me një shumë parash.

Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion