Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Liam Payne, 5 të arrestuar

Showbiz

Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Liam Payne, 5 të arrestuar

Liam Payne, humbi jetën pasi ra nga një ballkon i hotelit “Casa Sur” në Buenos Aires, Argjentinë.

Hetimet për vdekjen e tij kanë zbuluar se ai u nda nga jeta pas konsumimit të drogës, dhe shkaku mjekësor i vdekjes është shpallur si “polytrauma”, një term që nënkupton lëndime traumatike të trupit.

Një hetim i zhvilluar nga autoritetet argjentinase ka çuar në akuzat ndaj pesë personave për vdekjen e këngëtarit. Ata përfshijnë menaxheren e hotelit, një recepsionist dhe një mik të këngëtarit, të cilët janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.


Ndër ta janë Gilda Martin, menaxhere e hotelit Casa Sur, Esteban Grassi, recepsionist i hotelit, dhe Roger Nores, mik i Payne.


Yjet botërorë përjetojnë 'ferrin' mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarri u shkatërroi vilat, çifti i aktorëve që nuk arriti të shijojë nominimin në Golden Globes
Një seancë dëgjimore, e mbajtur më 17 dhjetor, theksoi se hetimi mund të marrë kohë të mëtejshme për të zbuluar me saktësi rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion