Zi në familjen e 12-vjeçarit në Korçë! Përcillet sot për në banesën e fundit i mituri

Aktualitet

Zi në familjen e 12-vjeçarit në Korçë!

Përcillet sot për në banesën e fundit, 12-vjeçari, Leo Sadiku, që ndërroi jetë papritur në spitalin e Traumës në Tiranë. Në fund të dhjetorit i mituri u dërgua në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe u trajtua në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi u përmirësua ai u nxor nga spitali. Ndërkohë që dy ditë më parë i mituri u dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë.

Familjarët e tij thanë jashtë kamerave se 12-vjeçari u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

Lidhur me vdekjen e 12-vjecarit reagoi dje edhe QSUT. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, QSUT  sqaroi se 12-vjeçari është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

“Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, sqaron QSUT.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion