Kishin biznes në Tiranë, kjo është 45-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Krujë

Kjo është Klarita Ismalaja, 45-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj paraditen e sotme në Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq.

Në afërsi të një magazine, 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.
Në gjendje të rënduar psikologjike, 51-vjeçari ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, pasi ka goditur veten me thikë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.
Çifti jetonte në Tiranë në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


