E frikshme në Austri, një burrë u kafshua nga gjarpëri që fshihej në tualet (Foto)

Bota

E frikshme në Austri, një burrë u kafshua nga gjarpëri

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Austri. Mësohet se një burrë është kafshuar nga një gjarpër, i cili ishte fshehur në guaskën e tualetit. Mdiat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pitoni i fqinjit u fut në tubacionet e kanalizimeve, duke arritur tek burri.

Pitoni, me gjatësi rreth 1.5 metra, i shpëtoi pronarit dhe me shumë mundësi u fut në tubat e ujit.Ende nuk dihet se si, por ai arriti të mbërrinte në guaskën e tualetit në banesën e fqinjit dhe ai kafshoi burrin fatkeq këtë mëngjes kur ai shkoi në tualet.

E frikshme në Austri, një burrë u kafshua nga gjarpëri

Stangl e gjeti gjarprin në tualet, duke u përpjekur të hynte sërish në tubin e kanalizimeve. Ai tha se kjo nuk ishte aspak e lehtë dhe se pastaj ai menjëherë lau gjarprin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion