Lufta kundër Covid-19, mbi 200 mijë qytetarë janë vaksinuar në Kosovë
Lajmifundit
/
5 July 2021, 14:30
Kosovë&Rajon

Fushata e vaksinimit në Kosovë vijon me ritme të ngadalta, ndërsa mësohet se aktualisht janë vaksinuar mbi 200 mijë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se këta qytetarë kanë marrë dozën e parë, ndërsa plotësisht janë vaksinuar 49 mijë e 207 qytetarë.
Ministria gjithashtu ka siguruar qytetarët se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë javën e kaluar donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.


