“Kisha borxhe”, u kap me kokainë, “transportuesi” shqiptar në Britani dënohet me 5 vite burg  

Aktualitet

“Kisha borxhe”, u kap me kokainë, “transportuesi”

Një i ri shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap teksa transportonte kokainë dhe heroinë që kapte një vlerë deri në 200 mijë paund.

Bëhet fjalë për Edlir Gjokën, 21 vjeçarin i cili kishte mbërritur në Britani të Madhe ilegalisht në janar të vitit 2023 dhe vetëm 3 muaj më vonë ra pre e kriminelëve që e përfshinë në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Ai u kap teksa drejtonte një automjet të marrë me qira dhe me vete kishte 635 paund. Gjatë kontrollit iu gjetën 2 paketime me kokainë që peshonin më shumë se 1 kg. Gjithashtu u gjet edhe 1 kg kokainë.

Avokati i shqiptarit tha se i riu u kishte borxh personave që e kishin ndihmuar të hynte ilegalisht në vend, duke theksuar se 21 vjeçari nuk kishte ardhur në Britani të Madhe me qëllim që të përfshihej në skemën e trafikut të drogës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion