Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin për Lefter Kokën

Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës.

Koka kishte pretenduar përfundimin e afateve të paraburgimit. Por Apeli i GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit për ish-ministrin.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:


Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion