Emri/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 44-vjeçari

Aktualitet

Emri/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 mijë euro pa i

Në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Luan Kaçakui., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

NJOFTIMI

PKK Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 42 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion