I mituri u plagos me thikë pranë zemrës nga bashkëmoshatari në Durrës, mjeku: Është i intubuar, në gjendje të rëndë...

Aktualitet

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës nga bashkëmoshatari

Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ai thotë se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

Sipas mjekut, i mituri ka mbërritur në urgjencë me 4 plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre po depërtonte në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.

Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, u shpreh mjeku Fitim Shini.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion