Kërkoi ndihmë për kurimin e tij, mblidhen në kohë rekord 75 mijë euro për Luis Meçjan

Aktualitet

Kërkoi ndihmë për kurimin e tij, mblidhen në kohë

Ndihma dhe solidariteti i shqiptarëve nuk kanë munguar për të miturin Luis Meçja, i cili kërkoi ndihmë për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij pas ngjarjejes tragjike që tronditi vendin.

Brenda pak orësh, në platformën GoFundMe u grumbulluan plot 75 mijë euro, afër qëllimit prej 80 mijë eurosh që kishte fushata.

Luisi, i cili mbeti i plagosur pasi u godit me thikë të paktën katër herë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij, Martin Cani, apeloi për ndihmë duke treguar vështirësitë ekonomike të familjes së tij. Ky apel prekës mobilizoi menjëherë mijëra njerëz që kontribuan në fushatën e tij.

Në vijim, Spitali i Traumës reagoi me një deklaratë, duke theksuar se Luisi nuk ka nevojë të transferohet jashtë vendit për trajtim, pasi gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë, që çoi në vrasjen e Martin Çanit dhe plagosjen e Luisit, ka shkaktuar tronditje të thellë dhe ka prekur mbarë opinionin publik, duke sjellë edhe një valë të jashtëzakonshme mbështetjeje për të plagosurin dhe familjen e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion