Tensione në veri, sulmohet sërish me granatë objekti i komunës në Zveçan

Aktualitet

Tensione në veri, sulmohet sërish me granatë objekti i

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tre automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe stacioni i policisë në Zveçan ra pre e sulmit me granatë dy ditë më parë.

 

ME TE LEXUARAT