“Mbrojta veten”, vrau bashkatdhetarin duke e goditur me çelës, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg

Bota

“Mbrojta veten”, vrau bashkatdhetarin duke e goditur  me

Albert Habipaj, 62-vjeçari shqiptar që vrau bashkatdhetarit të tij Nikolin Nika, është lënë në burg nga gjykata në Itali.

Nikolin kishte tre plagë në qafë dhe sipas mediave italiane njëra ishte aq e thellë saqë i shkaktoi vdekjen fatale nga hemorragjia.

Arma e ftohtë e vrasjes nuk është gjetur. Fillimisht u mendua për një thikë, por një dëshmitar raportoi një çelës që mbante i arrestuari, hipotezë që po shqyrtohet aktualisht nga hetuesit.

62-vjeçari shqiptar brenda burgut Novate iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit gjatë marrjes në pyetje. I dyshuari përsëriti se kishte debatuar me Nikolin Nikën, një debat që më pas do të çonte në një sherr të vërtetë, por theksoi se kur u largua Nikolinin e kishte lënë gjallë.

Habipaj pretendoi se e sulmoi 42-vjeçarin për vetëmbrojtje. Në përfundim të marrjes në pyetje të, gjyqtari ka konfirmuar masën e masës së sigurisë në burg.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion