Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e PD-së

Aktualitet

Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon

SPAK ka vendosur mosfillm hetimesh për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve elektorale të 11 majit.

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja disa ditë më parë dorëzoi në SPAK një kallëzim penal lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve për të cilën tha se ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

I kontaktuar nga Top Channel pas vendimit të SPAK, kandidati demokrat Aulon Kalaja tha “sapo dorëzova kundërshtimet e mia në gjykatën e Posaçme, sepse nuk jam dakord që SPAK e mosfilloi hetimin”.

Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Më herët, edhe Koalicioni Euroatlantik bëri kallëzim në SPAK, që sipas të cilit, miratimi i VKM-së para zgjedhjeve kishte për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

ME TE LEXUARAT