Kërc’ënohet shteti shqiptar me mesazhe terroriste/ "Kemi vendosur bom'bë, do të shpërthejë brenda dy orëve"

Aktualitet

Kërc’ënohet shteti shqiptar me mesazhe terroriste/ "Kemi

Një e-mail me përmbajtje terroriste dhe kërcënuese për vendosje bombash ka mbërritur mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të Shqipërisë.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë reaguar menjëherë duke kryer kontrolle të imtësishme në të gjitha godinat e përfshira. Nga verifikimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se alarmet ishin rreme dhe nuk është gjetur asnjë lëndë eksplozive.

Aktualisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Antiterrori po punojnë për të zbuluar adreën elektronike dhe për të identifikuar autorin e këtyre mesazheve.

Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke garantuar se situata është nën kontroll të plotë.




Policia e Shtetit njofton se: "Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion