U arrestua pas 8 muajsh arrati/ Ergys Agasi vizitohet në burgun 313 nga avokati i tij Maks Haxhia

Aktualitet

U arrestua pas 8 muajsh arrati/ Ergys Agasi vizitohet në burgun 313 nga
Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë Maksim Haxhia ka takuar Ergys Agasin vetëm disa orë pasi u transferua te Blloku i Sigurisë. 

Haxhia do të jetë mbojtësi ligjor i Agasit në përballjen e këtij të fundit me SPAK.Agasi u arrestua një ditë më parë në zonën e Plepave, Durrës pas tetë muajsh në arrati.

Agasi u kap për llogari të SPAK pas 8 muajsh arrati, i akuzuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, ndërsa udhëtonte nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit.

Pasi iu komunikua masa e arrestit, biznesmeni u transferua në ambientet e Bllokut të Sigurisë, aty ku do të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për vlerësimin e masës.


Operacioni u zhvillua pasditen e 26 gushtit nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me SPAK-un, të cilët e kishin pikasur mjetin “Audi” me të cilin udhëtonte Agasi që në qytetin e Elbasanit.

Agasi është ndjekur për të paktën 40 kilometra, drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe Durrësit, ku u arrestua në zonën e Plepave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion