“Kemi lidhur marrëveshje me 20 shtete për pensionet”, Rama: Jemi në diskutime me Greqinë, por është vështirë…

Aktualitet

“Kemi lidhur marrëveshje me 20 shtete për pensionet”,

“Pensioni bazohet te sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohet nga buxheti, pensioni sigurohet nga sigurimet shoqërore. Fondi i pensioneve bazohet te kapaciteti i sigurimeve shoqërore për ti përgjigjur nevojës së pensioneve. Për arsye të ndryshme historike kemi trashëguar një situatë të vështirë kur vjen puna te pensionet, ka pasur shumë shmangie nga sigurimet shoqërore.

Shumë njerëz shkuan në emigracion dhe ka plot që kthehen për të kaluar këtu pensionin dhe tronditen nga masa e pensionit.

Ata kanë paguar atje sigurime shoqërore, por jo këtu dhe kjo ka qenë një trashëgimi. Në gjetëm vetëm një marrëveshje kur morëm detyrën, në Turqi. Sot që flasim kemi lidhur marrëveshje me mbi 20 shtete ku marrëveshja më e vështirë ishte ajo me Italinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e fundit dhe kjo e vështirë, lidhja e marrëveshjes me Greqinë. Jemi në diskutime me palën greke por do të kërkojë kohën e vet sepse ka një peshë të caktuar financiare. Kjo shpërblen punën dhe djersën e një numri të madh shqiptarësh”-u shpreh kryeministri Rama.

 

ME TE LEXUARAT