Katër mjekë dhe një polic merren peng nga një i burgosur në burgun e Arles në Francë

Aktualitet

Katër mjekë dhe një polic merren peng nga një i burgosur

Pesë persona janë marrë peng mëngjesin e sotëm në burgun e Arles, në jug të Francës, bëjnë të ditur burime policore.

I armatosur me thikë, një i burgosur 37-vjeçar, i dënuar për përdhunim dhe me probleme të shëndetit mendor, mori peng katër infermierë dhe një gardian burgu. 

Në platformën X, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, deklaron se po monitoron situatën në kohë reale.


"Burgu i Arles, në Bouches-du-Rhône, aktualisht është skenë e një pengmarrjeje," shkruan Le Figaro.

Pengmarrja ka filluar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, 3 janar 2025.

ME TE LEXUARAT