A do të ketë reshje shiu sot? Ja si parashikohet moti dhe era përgjatë ditës së enjte

Aktualitet

A do të ketë reshje shiu sot? Ja si parashikohet moti dhe era
Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion