Kapet me ar'më në çantë, arrestohet nipi i Lefter Kokës, procedohet e reja nga Tirana

Aktualitet

Kapet me ar'më në çantë, arrestohet nipi i Lefter
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi Haki Koka 30 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, me inicialet K. Sh., banuese në Tiranë. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion