Kapet autori i vrasjes në Tropojë, zbulohet edhe arma në banesë

Arrestohet autori i vrasjes se ndodhur ne Tropoje. Lajmi eshte bere i ditur nga policia e cila njoftoi prangosjen e shtetasit altin Ismajlisufi.
Nga burimet zyrtare behet e ditur se ne banesen e tw dyshuarit policia ka gjetur edhe armen qe dyshohet se eshte perdorur per kryerjen e vrasjes.
Tropojë
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.
Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.


