Atentat ish-kreut të PS, Nikolin Huba dëshmon në polici: Më qëlluan kur po dilja nga kafja

Aktualitet

Atentat ish-kreut të PS, Nikolin Huba dëshmon në polici: Më

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba i cili u plagos sot në Shkodër, ka dhënë dëshminë e tij për policinë duke deklaruar se nuk i njeh autorët.

Ai ka qenë duke dalë nga një kafene, teksa dy persona me motor dhe me skafandër kanë qëlluar në drejtim të tij dhe janë larguar më pas me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore rreth orës 10-15 minuta.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor janë afruar dhe më kanë qëlluar.

Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, është shprehur Huba.

Huba po mer mjekim në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën, citon vizion plus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion