Vritet 49-vjecari në Tropojë, shpallet në kërkim autori

Aktualitet

Vritet 49-vjecari në Tropojë, shpallet në kërkim autori

Nje vrasje me arme ka ndodhur diten e sotme rreth orës 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës. Policia tha se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 49 vjeçari Isat Goçaj.

Altin Ismailisufi është autori i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia.

Mesohet se edhe autori i ngjarjes eshte banues ne te njejten zone me viktimen.

Njoftimi i policse se Tropojes:

"Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem", thotë policia.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion